Vajza e presidentit të ShBA-ve Donald Trump, Tiffany Trump, në fillim të këtij muaji ka qëndruar në Beograd, ndërsa ardhja e saj u ka kushtuar edhe mirë taksapaguesve amerikanë.
Siç shkruan “Quartz”-i, ndërsa e transmetojnë mediet serbe, qëndrimi i Tiffanyt në Beograd ka kushtuar 23.000 dollarë. Thuhet se State Departmenti ka ndarë këtë shumë parash për “mbështetjen e Tiffanyt në këtë udhëtim”.
Në të vërtetë, familja e ngushtë e presidentit duke përfshirë Tiffanyn e fëmijët tjerë të Trumpit, ka të drejtë në mbrojtje të shërbimeve sekrete deri sa janë në vende publike, gjë që përfshinë edhe udhëtimet, vendosjen dhe transportin e agjentëve të cilët u mbrojnë.
Tiffany Trump në Beograd është vendosur në njërin prej hoteleve më luksozë, ku buajtja kushton prej 200 deri 1.450 dollarë, ndërsa thuhet se edhe i dashuri i Taffanyt Michael Bolous kanë qenë nën mbrojtjen e shërbimeve sekrete.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...