Anëtari i delegacionit shtetëror të Kosovës për bisedimet me Serbinë Visar Ymeri mendon se Qeveria e Kosovës nuk duhet ta pezullojë taksën 100 për qind ndaj prodhimeve të Serbisë.
“Natyrisht që taksa është vendim i qeverisë dhe çfarëdo pezullimi i saj duhet të bëhet nga Qeveria. Unë konsideroj se taksa nuk duhet të pezullohet pa marrë ndonjë gjë nga Serbia sepse natyrisht që kur është vendosur taksa i ka pasur disa qëllime dhe mendoj se përmbushja e këtyre qëllimeve do të duhej të ishin rruga drejt pezullimit eventual të taksës”, thotë ai
“Serbia me këtë sjellje që e ka karshi Republikës së Kosovës dhe me kushtet e përditshme që ia vë dialogut për çështje të ndryshme… Serbia nuk e gëzon të drejtën në asnjë mënyrë që të hyjë e të përzihet në vendimet e Kosovës”, tha tutje Ymeri.
Ndërsa, për idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë, thotë se platforma e miratuar në Kuvend mbron sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
“Marrëveshja gjatë këtij viti do të ishte e mirëseardhur për ne si Kosovë dhe mendojmë që është e rëndësishme edhe për rajonin që të ketë një marrëveshje të tillë”, tha Ymeri për rtv21.
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...
Deçani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt