Refugjati Sirian Osama, ka falënderuar Real Madridin për ndihëm dhe mundësin që i ka dhënë
Refugjati Sirian Usama Alabed Almoshsen, dhe dy fëmijët e tij ishin të pranishëm në Santiago Bernabeu për të parë ndeshjen ndaj Granadës.
Refugjati i vogël sirian që u godit nga kameramanja hungareze, Petra është një tifoz i madh i Real Madridit dhe Ronaldos dhe në fund ai realizoi këtë ëndërr kur doli në fushë me Cristianon.
“Jam duke lundruar në qiell, jam shumë i lumtur, sepse të shohësh Real Madridin është fantastike. Djali im Zaid-i thoshte: unë kam parë Ronaldon në të vërtetë, e dua Ronaldon. Falënderoj Presidentin për këtë dhuratë. Faleminderit të gjithëve në Real Madrid, ju dua të gjithëve. I kam parë ata për herë të parë në jetën time, është e paharrueshme”, është shprehur refugjati Sirian Osama. /Express
QMF-të me psikologë, fizioterapeutë, logopedë e punonjës soc...
Bilall Kasami dhe Ardita Sinani pjesëmarrës në tubimin e VV-...
Fatmir Gashi i “palëkundur” nga posti i kryetari...
Tirana zyrtare notë verbale Rusisë për sulmin në kompleksin ...
Hamza mobilizon asamblistët e PDK-së: Stop përçarjes dhe sta...
Pas fitores me Evertonin, Tottenham i shpëton rënies nga Pre...