Gennaro Gattuso është duke kërkuar nga AC Milani për tu zhvendosur nga disfata e tyre në derbin ndaj Interit për të mposhtur Sampdorian të shtunën.
Milani ishte i pamposhtur në 10 ndeshje brenda të gjitha kompeticioneve para fillimit të derbit kundër Interit, i cili pavarësisht se ishte pa ish kapitenin Mauro Icardi, mposhti kuqezinjtë, transmeton portali arbresh.info.
“Kështu thotë edhe historia [Milani duhet të zhvendoset]”, ka thënë Gattuso në një konferencë për media. “Edhe katër muaj më parë kundër Real Betisit, ne kishim një lojë zhgënjyese. Ne është dashur ta lëmë anash”
“Ishte njëjtë kundër Arsenalit vitin e kaluar. Kjo është pse unë disa herë i them fjalët e njëjta. Për ne derbi ishte një goditje, por ne duhet të shikojmë përpara. Qëllimi jonë është kualifikimi në Ligë të Kampionëve dhe aktualisht ne jemi duke e fituar këtë”, shtoi Gattuso.
Ndeshja e së shtunës mes Sampdorias dhe AC Milanit luhet në ora 20:30./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...