Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras ka folur për një zhvillim negativ që sipas tij po ndodh me minoritetin grek në Shqipëri, konkretisht në Himarë. Duke folur nga Bukureshti gjatë një samiti mes 4 shteteve Greqi-Bullgari-Serbi-Rumani, Tsipras u shpreh se sot kishte marrë informacion lidhur me pronat e minoritetit grek në Himarë, por që këto të dhëna duhet të verifikohen.
Kreu i qeverisë greke la të nënkuptohej se nëse këto zhvillime negative janë të vërteta, atëherë Greqia do të bllokojë procesin e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.
“Kohët e fundit po shikojmë zhvillime që nuk na pëlqejnë. Sot mësova që ka pasur një zhvillim negativ në lidhje me minoritetin grek. Nëse është e vërtetë, do të jetë një zhvillim shumë negativ. Një çështje që fatkeqësisht neve nuk na jep optimizëm drejt perspektivës europiane. Nëse informacioni që kemi është i vlefshëm, nuk ekzistojnë parakushte për të ecur në këtë drejtim. Shpresoj të jem i gabuar. Sepse dëshira e të gjithëve është që hapat e vendeve të Ballkanit drejt perspektivës europiane të bëhen realitet. Por, ne çdo shtet e shikojmë veç e veç”, u shpreh Alexis Tsipras.
Sipas mediave greke, Kryeministri i referohej një informacioni që kishte marrë se Qeveria Shqiptare ka konfiskuar prona të minoritetit grek në Himarë përmes një vendimi të botuar në Fletoren Zyrtare. /tvklan.al
Kapen para të dyshuara fals në Bërnjak, ndalohet një shtetas...
Albena Reshitaj e sheh të mundshme edhe kandidaturën e Vjosa...
PDK nuk merr pjesë as në seancën e orës 14:00
Vlora Çitaku i bën thirrje Feride Rushitit të tërhiqet nga k...
Momenti kur burrit i bie të fikët në spital ndërsa shikonte ...
Meteo Kosova: Rikthehet dimri, të enjten vjen goditja e masa...