Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme në rast se në këtë kauzë Nismës Socialdemokrate i bashkohet edhe opozita.
Në deklaratat e fundit partneri i koalicionit qeverisës është shprehur i gatshëm ta rrëzojë Qeverinë nëse nuk merr një përfaqësues politik në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Dje presidenti i vendit Hashim Thaçi i ka dekretuar anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Me formulën nga dy anëtarë për tri grupet parlamentare të dala nga zgjedhjet e vitit 2017 presidenti dekretoi nga dy anëtarë për LDK-në e LVV-në, por jo edhe për PAN-in.
Për shkak të përçarjeve brenda PAN-it Thaçi e la pezull përfaqësimin e këtij koalicioni në KQZ, shkruan “Zëri”.
Për dekretim të përfaqësuesve të PAN-it Thaçi i ka bërë ftesë vetëm Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kështu duke irrituar disa parti brenda koalicionit, por edhe jashtë
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...