Sulmuesi i Chelseas, Olivier Giroud thuhet se ka zhvilluar bisedime me presidentin e klubit të Lyonit – Jean Michel Aulas.
Le Parisien pretendon se dyshja kanë diskutuar rreth një kalimi të mundshëm në Liga 1 për reprezentuesin francez, transmeton portali arbresh.info.
Giroud ka shprehur pakënaqësi me rolin e tij nën udhëheqjen e trajnerit Maurizio Sarri, i cili e shfrytëzon atë më shumë në Evropa Ligë.
Raportohet se një tarifë prej 13 milionë funta është e nevojshme për të nënshkruar me 32-vjeçarin.
Megjithatë, çdo lëvizje do të anulohet në rast se refuzohet kërkesa e Chelseas për largimin e suspendimit në merkatos gjatë muajit të ardhshëm./arbresh.info/
Në pritje të seancës, Abdixhiku shihet në ambientet e Kuvend...
A po bëhemi me president? Flet Albin Kurti
Behrami akuzon Kurtin: Po synon ta mbajë Haxhiun sa më gjatë...
Haradinaj: Kushtetuta mund të mbrohet tani vetëm nga sovrani
Rizvanolli: KEK-u dhe KESCO arrijnë marrëveshje, s’do të ket...
Pas pak seanca për presidentin, Berisha: S’ka rregulla e as ...