Eurodeputeti socialdemokrat rumun, Victor Boștinaru, anëtar i Komisionit për Punët e Jashtme dhe Komisionit të Asociiimit, BE-Shqipëri në Parlamentin Evropian kërkon hapjen e negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë Veriore me Bashkimin Evropian.
Në intervistë për Deutsche Wellen, Boștinaru tha se “do të ishte mirë, nëse Këshilli i BE-së në qershor do të jepte sinjalin për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë Veriore dhe konkretisht hapjen e disa kapitujve të negociimit me Shqipërinë”.
“Rumania e ka vënë zgjerimin e Ballkanit Perëndimor si prioritet të axhendës së saj gjatë presidencës së radhës në BE, dhe unë besoj, që BE do ta kishte këtë përgjegjësi, jashtë çdo përpjekje për ta përdorur atë për çështje të politikës së brendshme, qofshin ato në Francë apo të ndonjë vendi tjetër”, thotë Boștinaru për Deutsche Wellen.
Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut
OVL UÇK-ja nis mobilizimin e degëve, për protestën e 17 shku...
KFOR-i gjerman patrullon në veri
Komunat në veri votojnë sërish për t’u tërhequr nga Asociaci...
Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet akt...
Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KK...