Dilan Cicek Deniz ‘i mori’ të dashurin, Berrak Tuzunataç shijon ndarjen e tyre me partnerin e ri

17:19 | 27 Mars 2019
Arbresh.info

Aktorja e serialit “FI”, Berrak Tuzunataç, ka qenë e lidhur për 3 vite me Birkan Sokullu. Pak muaj më parë, ata u ndanë dhe Birkan u lidh thuajse menjëherë me një tjetër aktore, me Dilan Cicek Deniz.

Lidhja e tyre dukej shumë e bukur në sytë e publikut, megjithatë si përfundim zgjati vetëm 3 muaj. E tashmë është radha e Berrak të shijojë një lidhje të re.

Mësohet se ajo ka nisur një histori të re dashurie me Can Celebi, i cili gjithashtu sapo ka hedhur pas krahëve një marrëdhënie 3 vjeçare. Çifti janë nisur ditën e djeshme drejt Gjermanisë, për të kaluar disa ditë pushimi së bashku. Ngjarjet e fundit duket se i kanë shijuar mjaft aktores, e cila ka shkruar: “Tani është radha ime…” Një koment i cili u mor si kunjë e drejtpërdrejtë për Berrak dhe Dilan./tring

 

Të ngjashme