Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, në një intervistë në RTV Dukagjini ka folur edhe për situatën politike në Kosovë.
Sylejman Selimi ka thënë se pas përfundimit të mandatit presidenti Hashim Thaçi duhet të largohet nga politika.
“Besoj se Hashim Thaçi i ka kryer të gjitha. Ka qenë kryeministër, kryetar i partisë një kohë, është president dhe nuk ka më arsye që të vazhdojë. E kryen mandatin edhe le të shkojë në pension”, ka thënë Selimi.
Gjatë kësaj interviste ish-komandanti i UÇK-së, ka folur edhe për listat e veteranëve, Gjykatën Speciale dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë më aktualitetin në Kosovë.
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin