Për Taulant Ballën, paraqitja e kreut të demokratëve sot në Prokurori për një hetim amerikan ishte kryefjala e aktualitetit të ditës së hënë.
“Në Prokurorinë e vendit thirret kryetari i opozitës për të dëshmuar për një hetim të autoriteteve amerikane ky do të ishte lajmi i madh,” tha ai për Ora News.
Ai tha:
“Pyeteni Lulzim Bashën se i ka pasur të gjithë komoditetet, hyn me makinë në prokurori, pritet me protokoll, vendos datën kur do të shkojë. I bën të gjithë këto adete si i do qejfi. Në Shqipëri unë kam bërë një kallëzim penal para një viti ndaj Lulzim Bashës dhe gënjeshtar si ky nuk mund të ketë. Kallëzim penal për një njeri që ka futur PD në një llucë ku gjenden dhe para ruse dhe ky zotëri ka detyrim ndaj anëtarëve të thjeshtë. Sot gjithë opinioni publik i kërkon Lulzim Bashës se çfarë pune ka pasur ai të krijojë kanale të financimit të PD-së me burime të dyshimta.”
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...