Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku me rastin e 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-së në Kosovë, ka nderuar me pritje Gjeneralin Ëesley Clark.
Këtë jo e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, teksa ka falënderuar për fjalimin edhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan, Elliot Engel.
Postimi i plotë:
Pata nderin dhe këaqesinë e veçantë që me rastin e 20 vjetorit të ndërhyrjes ushtarake të NATO në Kosovë të organizoj pritje për nder të Gjeneralit Ëesley Clark. Dua të falenderoj Kryetarin e Komisionit për punë të jashtme të kongresit amerikan z. Eliot Engel per fjalimin domethënës. Jemi te inkurajuar nga prezenca dhe fjalim i ndihmes sekretarit per Europe zotit Phillip Reeker .Falenderojme zotin Jim O’brien, zotin Matt Palmer, Daniel Server, Mike Hatzel, Jim Hooper dhe shume e shume te tjere qe na nderuan sonte. Falenderim i veçantë për komunitetin shqiptaro amerikan. Pa punën dhe sakrificën e tyre liria jonë do të ishte e pamundur. Jemi te fortë, bashkë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...