Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, shkruan arbresh.info.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, i pari Qeverisë së Kosovës ka thënë se “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj, të cilët ranë dëshmorë 20 vjet më parë, janë e vërteta, nderi dhe historia e lavdishme.
“Heronjtë dhe dëshmorët janë e vërteta, nderi dhe historia jonë e lavdishme. Në kujtim dhe nderim të sakrifices sublime për lirinë e atdheut, homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, ku prehen përjetësisht djemtë tanë më të zot. Dëshmorët e 24 Marsit, Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj do të jenë burim frymëzimi për ta mbrojtur të drejtën tonë, sot, nesër e përgjithmonë. Lavdi të gjithë atyre që luftuan dhe ranë për lirinë e Kosovës”, është shprehur Haradinaj.
![]()
![]()
Irani mohon bisedimet me SHBA-në
Osmani kujton Madeleine Albright: Kosova do ta kujtojë me mi...
Trepça rinovon kontratën me trajnerin Adis Beciargic
“Na pret një kundërshtar i vështirë dhe kërkues”...
Kurti: Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës
Flick shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në La Liga