
52545484 - image of woman with mental disorder holding broken mirror
Bëni të paktën 10 minuta stërvitje në ditë, dhe do t’ju jetë falenderues jo vetëm trupi, por dhe mendja juaj.
Një studim i kohëve të fundit i publikuar në revistën JAMA Psychiatry mbështeti teorinë se aktiviteti fizik është një strategji parandalimi efektiv për depresionin, pasi sipas tyre vetëm 10 minuta stërvitje në ditë mund të kenë një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin mendor.
Aktiviteti fizik rrit ndjeshmërinë, lehtëson stresin dhe përmirëson gjumin. Madje stërvitja kardio mund të ndalojë ndjenjën e ankthit, mendimet e këqija dhe të rrisë adrenalinën.
Por duket se edhe sot njerëzit e shohin aktivitetin fizik si një punë të vështirë. Shifrat e publikuar në revistën JAMA Psychiatry për vitin 2018 treguan se 66% e meshkujve dhe 58% e grave të moshës 19 vjeç e lart e patën të vështirë të ndiqnin një stërvitje të përditshme.
Megjithëse sipas psikologëve perceptimi ynë i stërvitjes formohet që në fëmijëri, statistikat e vitit 2017 nga Enti i Shëndetit Publik zbuluan se deri në vitin e fundit të shkollës fillore, vetëm një pjesë e vogël e fëmijëve bëjnë sasinë e rekomanduar të stërvitjes ditore.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit