Në dokumentarin më të shikuar të Channel 5 në Britani të Madhe janë zbuluar shumë detaje nga jeta e familjes mbretërore.
Së fundmi është zbuluar se si kanë reaguar Princesha Diana dhe Prince Charles në ditën e divorcit, transmeton portali arbresh.info
Në dokumentar thuhet se që të dy kanë qajtur pas nënshkrimit të dokumentave për divorc.
Ingrid Seëard, redaktorja e revistës Royalty Magazine ka zbuluar informacionin, duke shtuar se: “Diana më tregoi diçka mjaft interesante,” thotë ajo. “Ajo tha se në ditën e divorcit, ajo dhe Çarli u ulën së bashku në divan dhe që të dy bashkë qajtën”.
“Ishte kjo ndarje e çmendur, por deri në kohën e përfundimit të divorcit ata ishin në kushte shumë më të mira”, ka shtuar ajo.
Në dokumentar thuhet se Diana nuk dëshironte të ndahej nga Prince Charles, por kërkonte vetëm një ndarje të përkohshme.
Divorci i Princit Charles dhe Lady Diana u finalizua zyrtarisht më 24 gusht 1996.
Pjesa e parë e dokumentarit të ri, i quajtur Familja Mbretërore në Luftë, rishikon historinë e dashurisë së çiftit./arbresh.info/
Aksioni i Antidrogës në Suharekë: Tre të arrestuar, konfisko...
Benita e ashpër me Albën: Je shembulli më i keq për vajzat e...
Kërkohet rritja e tarifave të rrymës, ZRRE thotë se do të ap...
“Dallaveret” me vota në Prizren, ndalohen për 48 orë pesë të...
Rama: Nga Biblioteka Kombëtare te Pallati i Sportit, projekt...
Shpërthen Mbappe: S’është e denjë për një skuadër që synon C...