Tashmë është krijuar Komisioni parlamentar i cili do të hetojë punësimet partiake në Telekomin e Kosovës.
Në kuadër të përgatitjeve, Visar Ymeri, kryetari i këtij komisioni sot ka takuar kryetarin e Sindikatës së Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, dhe anëtarët e kryesisë së Sindikatës, Naim Haliti dhe Shpëtim Zharku.
“Njohuritë e sindikatës dhe informatat nga ta për zhvillimet në Telekom do të jenë shumë të rëndësishme për punën e Komisionit hetimor”, ka shkruar Ymeri në profilin e tij në Facebook.
“Gjendja në PTK është jashtëzakonisht shqetësuese. Degradimi i kësaj ndërmarrje, ndër më të rëndësishmet publike të Republikës së Kosovës, ka një historik të gjatë me intensitet të ndryshëm, periudhë pas periudhe”.
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...