Ish qendërmbrojtësi i Real Madridit, Alvaro Arbeloa beson se Gareth Bale do të qëndrojë këtë verë.
Reprezentuesi uellsian është përfolur shumë për largim nga klubi dhe spekulimet janë rritur dukshëm qysh pas rikthimit të Zinedine Zidanes si trajner, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Arbeloa është i bindur se Gareth Bale nuk do të largohet.
“Bale? Me largimin e Cristiano Ronaldos, ne presin nga të gjithë lojtarët që të japin më shumë, jo vetëm ai”, ka thënë Alvaro Arbelo për El Chiringuito.
“Pas kësaj, jam i sigurt se nëse ne e pyesim Balen, ai do të thotë se dëshiron të ketë një sezon më të mirë”
“Ai është nën kontratë te Real Madridi dhe jam i sigurt se ai është i lumtur në klub. Familja e tij është këtu dhe atij i pëlqen Madridi, shpresoj të vazhdojë kështu”, përfundoi Bale./arbresh.info/
27 vjet nga Masakra e Mejës ku u ekzekutuan 376 persona
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje