Një operacion me bastisje në Kosovë ka nisur sot në orët e hershme të mëngjesit. Gjithsej 30 lokacione janë bastisur në katër qytete të Kosovës. Bastisjet, lidhen me krim të organizuar dhe kontrabandë.Operacion i madh ka nisur sot në katër qytete nga Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë.
Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, ka thënë për Gazetën Express se operacioni ka nisur në orën 05:00 të mëngjesit dhe është realizuar ne 30 lokacione të ndryshme, në pronësi të 17 personave të dyshuar për kontrabandë.
“Në kuadër të përpjekjeve për luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës, Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndërmarrë një operacion kontrolli në 30 lokacione të ndryshme në pronësi të 17 personave të dyshuar për kontrabandë”, ka thënë Stavileci për Express.Ai sqaroi se operacioni është shtrirë në regjionin e Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Gjakovës dhe Ferizajt.Nga raportimet e para që i mori Dogana, Stavileci tha se zyrtarët kanë hasur në mallra të kontrabanduara.
Gjithashtu, ai tha se në përfundim të operacionit, do të bëhen publike detaje të rezultatit.
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...
Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë më...
Dy të rinj shqiptarë vdesin në aksident tragjik në Itali
Zelensky i përgjigjet ftesës së Putinit për t’u takuar në Mo...