Vetëm brenda 16 ditëve, Policia e Kosovës ka shqiptuar 102 tiketa ndaj vozitësve që kanë qenë nën ndikim të alkoolit, raporton arbresh.info.
Kështu ka bërë të ditur vet policia përmes një komunikate për media.
Vozitja e automjetit nën ndikimin e alkoolit sipas policisë përfshinë një nga rreziqet serioze për sigurinë në trafikun rrugor.
“Humbja e jetëve njerëzore si pasojë e shkaktimit të aksidenteve nëpër rrugët tona edhe gjatë këtij fillim-viti ka qenë shqetësuese. Policia e Kosovës vazhdon angazhimin e saj në realizimin e planeve konkrete policore, që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje policia bën të ditur se nga 1 deri më 16 mars janë shqiptuar mbi 100 tiketa ndaj vozitësve e që kanë qenë në ndikim të alkoolit si dhe janë iniciuar 2 kallëzime penale.
“Për këtë arsye masa aktive po ndërmerren në implementimin e Planit Operativ “Drejtimi i automjetit nën ndikim të alkoolit”, ku vetëm gjatë periudhës kohore (01-16.03.2019) nga njësitet policore janë shqiptuar 102 (njëqind e dy) tiketa ndaj kundërvajtësve që kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, si dhe janë iniciuar 2 (dy) raste/kallëzime penale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu, Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi./arbresh.info
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend