Një grua në Kinën qendrore mezi ka shpëtuar pasi injektoi më shumë 20 lloje të lëngjeve të frutave direkt e në venat e saj.
Gruaja 51-vjeçare, ishte duke e kryer një një ilaç popullor për të përmirësuar shëndetin e saj dhe mendoi se ajo mund të marrë vlerat më të mira ushqyese të kësaj metode përmes procedurës së injektimit në vena, shkruajnë mediat kineze, transmeton portali arbresh.info
Menjëherë pas këtij aplikimi asaj i janë shfaqur probleme me lëkurën dhe ka pasur temperaturë të madhe, ku edhe u dërgua në spital.
Në fillim ajo injoroi simptomat dhe shkoi në spital vetëm pasi burri i saj zbuloi rreth injektimit që kishte bërë ajo.
Sipas mjekëve nga ky lloj infeksioni gruaja ka përjetuar një dëmtim të zemrës, veshkave dhe mëlçisë. Ata kanë shtuar se ajo rrezoi të vdiste për shkak të dëmtimit të shumë organeve. Mjekët administrojnë trajtimin duke pastruar gjakun e saj duke përdorur dializën, duke i dhënë antibiotikët e saj dhe duke injektuar agjentë të koagulimit.
Pas pesë ditëve qëndrimi në emegjencë, gruaja është këndjellur dhe është vendosur në deparatmentin tjetër të spitait.
Gruaja për mediat kineze ka theksuar se gjithnjë i ka përcellur trajtimet popullore dhe ka menduar se injektimi i lëngut të frutave, për shkak të të mirave shëndetësore që sjellin ato, mund të përmisojë shëndetin e saj./arbresh.info/
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...