Një gazetar ka denoncuar përmes një video-mesazhi publik në Youtube televizionin News 24. Gazetari Artin Halili thotë se televizioni i ka fshehur Gjykatës së Pogradecit disa pamje që dëshmonin dhunën që është ushtruar ndaj tij.
Bëhet fjalë për një kronikë të televizionit News 24 më 8 janar, ku pasqyrohej një konflikt gjatë aksionit të INUK për prishjen e disa ndërtimeve në Udenisht.
Gazetari Halili thotë se kërkesës së Gjykatës televizioni i është përgjigjur se kjo kronikë nuk e kishin ruajtur në arkiva për arsye kapaciteti. Por gazetari në video-mesazhin publik thotë se ka kërkuar në arkivën e portalit Balkanweb, i cili është pjesë e të njëjtit grup mediatik, dhe aty ka gjetur videon që gjykata kërkonte ta kishte si pjesë të procesit.
Edi Rama jep lajmin e mirë: Shkolla “Lef Sallata” në Vlorë h...
Trump thotë se SHBA-të do të ulin tarifat ndaj Indisë pasi M...
Muriqi i pandalshëm, realizon golin e radhës në La Liga
Mirlind Kryeziu transferohet tek Winterthur
Arrestohet gardiani i Burgut të Dubravës, tentoi të fuste dr...
Rrjedhje të ujit, ndalet nga operimi blloku A5