Jurgen Kurti është i riu që humbi jetën pas një atentati mbrëmjen e sotme në rrugën “Zef Jubani”, pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.
26-vjeçari është një emër i njohur për publikun, por edhe për policinë, pasi në vitin 2016 u arrestua për vrasjen e të atit, por u lirua pasi daja i tij mori përsipër autorësinë e ngjarjes.
Një vit më vonë u përfshi në një tjetër ngjarje të rëndë, vrasjen e 59-vjeçarit Agim Arapi në Durrës, bashkë me dy shtetas të tjerë, njëri prej të cilëve ishte edhe vjehrri i Kurtit.
Gjithsesi, pavarësisht akuzave, 26-vjeçari ia doli me sukses t’i shpëtojë drejtësisë në të dy rastet, por jo plumbave të atentatorëve mbrëmjen e sotme.
Jurgen Kurti ishte një i ri që njihej edhe si menaxheri i VIP-ave, ndërsa bënte një jetë vërtetë luksoze. Kjo dukej edhe nag fotot që shpërndante në rrjetet sociale, disa prej të cilave po i sjellim më poshtë./tch/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...