Është mbajtur konferenca për projektin e Ambasadës Britanike për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese në shërbimin civil dhe institucione të pavarura.
Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, thotë se korrupsioni dhe nepotizmi janë dy probleme më serioze me të cilat përballet Kosova.
O’Connell në konferencën shtoi se ky projekt ka kthim mbrapa, ngase ndikimet në punësime vazhdojnë të jenë të mëdha.
Madje sipas tij, dështimi i këtij projekti është dështim i Kosovës.
“Suksesi i këtij projekti është sukses i Kosovës, por edhe dështimi tij është i Kosovës. As ne si ambasada as partnerët nuk marrim vendime, vendimet merren nga zyrtarët e Kosovës”.
“Për fat të keq edhe sivjet kemi emërim të pozitave të pakualifikuara. Agjencioni Kosovar për Verifikim të Pronave është shembull i tillë”.

Ai përmendi edhe një rast sipas të cilit personi edhe pse është i kualifikuar nuk është përzgjedhur sepse nuk ka asnjë lidhje politike.
“Rasti konkret është Enis Berisha ai i cili deri më tani është vlerësuar mirë në shtatë procese madje në disa vende vlerësohet si kandidat me shumë pikë, por asnjëherë nuk është emëruar në asnjë institucion”.
“Një qasje e tillë po shkatërron institucionet siç po shohim me Postën. Ne nuk kemi heqë dorë nga Kosova sepse besojmë në qytetari aktive e cila do kërkojë llogari te të përzgjedhurit e saj. Besojmë se vetëm me profesionalizëm do përmirësohet qeverisja e saj”.
“Pajtohem me kryetarin që Kosova duhet ta bëjë këtë punë vet, pajtohem me kreminsitrin që thotë se konsolidimi i shtetit buron nga ne”.
Para një vit e gjysmë Qeveria e Kosovës dhe Ambasada Britanike kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit lidhur me rekrutimin e pozitave të larta drejtuese./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/
KFOR-i gjerman patrullon në veri
Komunat në veri votojnë sërish për t’u tërhequr nga Asociaci...
Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet akt...
Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KK...
Normalizohet qarkullimi i mauneve në kufirin me Serbinë, pas...
Chiellini paralajmëron Juventusin për duelin me Galatasaray