Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, sot në vizitën e tij në Shtip tha se në këtë qytet të Maqedonisë lindore po ndjehen pasojat e zaevizmit.
“Ishtem te një subjekt ekonomik, një fabrikë prodhimi, njerëz që merren me prodhimtari, që shesin në Maqedoni dhe jashtë saj. I njëjti është imazhi kudo, zavizmi ndjehet gjithkund, ne këtu jemi të ofrojmë para qytetarëve shpresë, dhe menjëherë pasi ta marrim besimin e tyre atë shpresë do ta kthejmë në realitet. Për shkak se problemet reale janë bërë më të vështira, njerëzit ndjehen të dëshpëruar, njerëzit ndjehen të mashtruar”, tha Mickoski duke shtuar se kur do të vinë njerëzit e duhur në vendet e duhura, vendi patjetër të ecë përpara, njofton Telegrafi Maqedoni.
Mickoski theksoi se në zgjedhjet presidenciale pret fitore të madhe, ku, siç tha ai, do të shënohet fundi i pushtetit të paaftë.
“Shpresoj se më 21 prill qytetarët do të njohin ofertën që ne e prezantojmë në Republikën e Maqedonisë. Oferta që Goranda Siljanovska Davkova e prezanton, masovkisht të dalin dhe të mbështesin si më 21 prill ashtu edhe më 5 maj”, tha mes tjrash Mickoski
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike