“Pjesëmarrja masive e qytetarëve në protestën e sotme tregon se shqiptarët janë të vendosur për të pastruar politikën, ekonominë dhe shoqërinë nga krimi dhe korrupsioni.” – kështu shkruan në një reagim në profilin e tij në facebook, ish-deputeti demokrat Agron Shehaj, lidhur me protestën e zhvilluar këtë të shtunë nga opozita e bashkuar.
“Ata duan politikanë të ndershëm, sipërmarrës të ndershëm, gazetarë të ndershëm, intelektualë të ndershëm. Shqiptarët kërkojnë një vend ku ka liri dhe mundësi, ku ka konkurencë të lirë, dhe ku qeveria i jep llogari njerëzve. Na takon ne demokratëve që t’u japë shqiptarëve vizionin e këtij ndryshimi të madh që ata kërkojnë.” -vijon më tej Shehaj.
https://www.facebook.com/agronshehaj.al/posts/365549790705731
Vetura bie në humnerë në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, një p...
Kupa e Kosovës rikthehet me gjysmëfinalet që premtojnë spekt...
Basha: Pa drejtësi për viktimat, plagët e së kaluarës nuk mb...
Porositi vrasjen e Marius Hasallës, dënohet me 25 vite burg ...
Me ftesë të Presidentit të Emirateve, Presidentja Osmani udh...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryet...