Prezantuesi i televizionit amerikan Wendy Williams ka kërkuar që Hailey Baldwin të ‘divorcohet’ nga Justin Bieber, pavarësisht se ata u martuan disa muaj më parë.
54-vjeçari teksa po fliste për “Wendy Williams Show” në lidhje me çështjet e shëndetit mendor të këngëtarit ka thënë se 22-vjeçarja Hailey është “shumë e re për t’u marrë” me problemet që po përballet Bieber gjatë kësaj kohe, shkruan “Mirror”, përcjell portali arbresh.info.
Bieber përmes një postimi në “Instagram”, e ka pranuar se po lufton me depresionin.

Në vend që t’i qëndrojë pranë 25-vjeçarit, Wendy Williams beson se Hailey duhet të largohet nga Justin me shpresën që në të ardhmen për çiftin të vijnë ditë më të mira.
Wendy beson se përpjekjet e Justin mund të kenë një efekt negativ në marrëdhëniet e tyre, nëse atij nuk i jepet hapësirë për zgjidhur vetë problemet e tij aktuale. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...