Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini, sot ka theksuar rëndësinë e raporteve mes BE-së dhe Turqisë, duke e cilësuar si “partneritet dhe të rëndësisë strategjike për BE-në”, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ne kemi riafirmuar rëndësinë që ndërlidhet në raportet me Turqinë që është një vend kandidat dhe partner i rëndësisë strategjike për BE-në”, tha Mogherini në mbledhjen mes Turqisë dhe Këshillit të Asociimit të BE-së të mbajtur në Bruksel.
Mogherini gjithashtu tha se bashkëpunimi me Turqinë dhe BE-në është i rëndësishëm si për refugjatët sirianë, ashtu edhe për zgjidhjen politike në vendin e përfshirë nga lufta civile.
Lidhur me luftën kundër terrorizmit që po e zhvillon Turqia, Mogherini tha se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet antiterroriste të Turqisë.
“BE e ka vendosur PKK-në në listën e organizatave terroriste dhe kjo nuk diskutohet në mesin e vendeve anëtare”, tha Mogherini.
Në ekspeditën terroriste 30 vjeçare të PKK-së kundër Turqisë, kjo organizatë është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 personave, duke përfshirë gra dhe fëmijë. YPG është dega e saj në Siri.
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri