Është përmbyllur sot në objektin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri trajnimi pesë ditor i realizuar nga ICITAP-i amerikan ku morën pjesë 25 punonjës të IPK-së.
Ky trajnim është vazhdimësi e përkrahjes së IPK-së nga ICITAP-i amerikan dhe konsiderohet i specializuar për aspekte të veçanta dhe të avancuara të hetimeve.
Ligjërues të këtij trajnimi ishin ekspertë të lartë të FBI-së (Federal Bureau of Investigation – Byroja Federale e Hetimeve) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në ceremoninë e diplomimit mori pjesë edhe Kryeshefja e IPK-së Miradije Kelmendi e cila në fjalën e saj të rastit falënderoi ekspertët dhe zyrtarët e ICITAP-it për kontributin e tyre në rritjen e profesionalizmit në IPK.
Pjesë e ceremonisë ishte Drejtori i AKSP-së Smajl Smakiqi i cili vlerësoi lart bashkëpunimin me institucionet dhe partnerët nga SHBA -të.
Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë ve...
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shum...
Me sot diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 1...
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici