Në shënimin e 20 vjetorit të vdekjes së heroit, Yll Morina, komuna e Gjakovës ka mbajtur Ditën e Shkollës “Yll Morina”.
Në shënimin e kësaj dite ishte i ftuar të merrte pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, por nuk dihet arsyeja e anulimit të vizitës.
Por, në shënimin e 20 vjetorit të heroit, Yll Morina, nuk munguan Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.
Berat Pejtullahu, drejtori i shkollës së mesme të ulët “Yll Morina”, u shpreh se kemi humbur shumë dëshmorë ku njëri ndër to ishte edhe Yll Morina.
“20 vite me pre kemi humbur shumë e në mesin e tyre edhe heroi Yll Morina. Ne duhet të punojmë shumë që të jemi më të suksesshëm”, u shpreh drejtori i kësaj shkolle.
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini theksoi se gjaku i Yllit është ai që ne sot gëzojmë lirinë.
“Kjo është festë, është festë e shkollës, sepse gjaku i Yllit ka bërë që ne të jemi te lirë sot, u shpreh kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.
Kryetari Gjini, gjithashtu u deklarua se pse nuk erdhi kryeministri, ku shkak kishte angazhime. Mirëpo, Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini lexoi letrën e kryeministrit Ramush Haradinaj për nderë të heroit, Yll Morina.
Gjini u shpreh se ministria e Zhvillimit Ekonomik, ka ndarë 500 mijë euro për shkollën e mesme të ulët “Yll Morina”.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj u shpreh se ndjehet i nderuar që po e përkujtojmë një hero si Yll Morina.
“Ndjehem i nderuar që të jem në këtë ditë për të përkujtuar heroin Yll Morina, sepse ishte vatra e lirisë që ne e gëzojmë sot”, u shpreh ministri Lekaj.
Ndërsa, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka u deklaruar se fal shumë dëshmorëve ne duhet të kemi vullnet të punojmë edhe më shumë në zhvillim të vendit.
”Si Yll Morina, edhe shumë dëshmorë të tjerë ne e gëzojmë lirinë e këtij vendi, por, nga kjo liri ne duhet të punojmë edhe më shumë në zhvillim të vendit që t’a qojmë përpara”, u shpreh ministri Lluka.
Bashkëluftëtari i Yll Morinës, Shpend Lleshi, u shpreh se Ylli ka qenë njeri i veçantë.
“Ylli na jepte moral ti ndihmojmë refugjatët, ne vendosëm të shkojmë në luftë në fund të viti ‘98, gjithashtu shumë dëshmorë kanë luftuar për lirinë tonë, dhe nder është që kjo shkollë të mbajë emrin e tij”, u shpreh bashkëluftëtari i heroit Yll Morina.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1182317165263386/

Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...