Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë së ajrit është vërejtur se gjatë ditëve në muajin mars 2019 janë paraqitur tejkalime të vlerave standarde ditore me PM10 dhe vlera të larta të PM2,5 në të dy lokacionet në Prishtinë.
Njësoj edhe sonte, ajri në Prishtinë nuk është i shëndetshëm, shkruan arbresh.info.
Sipas matjeve të sotme (13 mars) niveli i grimcave PM2.5 është 55,90 kurse i PM10 është 75,09 që tregon për një cilësi shumë të dobët të ajrit.

Sipas konkluzioneve të MMPH-së trendi cilësisë së ajrit në Prishtinë gjatë ditëve ka pasur ndryshime varësisht nga ndikimet e kushteve meteorologjike dhe aktiviteteve antropogjen të manifestuara si burime të ndotjes.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitin 2018, nuk ka pasur ndonjë ndryshim esencial në cilësinë e ajrit në zonën e Prishtinës./Arbresh.info/
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...
Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare
Seanca e OKB-së për Kosovën, Konjufca përfaqëson vendin në N...
Abdixhiku: Në Koshare, historia nuk është shkruar, është çar...