Ibaka dhe Chriss suspendohen pas grushtimit në ndeshjen Toronto-Cavaliers

16:25 | 13 Mars 2019
Arbresh.info

Shkëmbime të grushteve janë parë si rrallëherë në NBA të epokës moderne në sfidën Toronto Raptors – Cleveland Cavaliers.

Ndeshja ku kishte tensione pasi Clevelandi po e dominonte Toronton që lufton për pozitat e para, nxiti edhe përplasje.

Një duel mes spanjollit të natyralizuar, Serbe Ibaka dhe amerikanit Marquese Chriss bëri që ata të përplasen fizikisht.

Ishte Ibaka ai që e sulmoi lojtarin kundërshtar me disa grushte për të marrë më pas një grusht nga Chriss. I gjithë konfrontimi fizik përfundoi shumë shpejt.

Tashmë NBA ka konfirmuar suspendimet për dy lojtarët, ku Ibaka do të mungojë tri ndeshje, kurse Chriss për një ndeshje.

Toronto Raptors tashmë ka siguruar vend në playoff, por po lufton për pozitën e parë, në mënyrë që të ketë përparësinë e terrenit vendas në rast të një përballje të mundshme në finale të konferencës lindoren ndaj Bucks. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme