Mesfushori i Atletico Madridit, Saul Niguez e pranoi se Juventusi “ishte më i mirë se ne në të gjitha aspektet e lojës” të martën.
Atletico siguroi fitore me rezultat 2 me 0 në takimin e parë mes tyre në UEFA Ligë të Kampionëve, por Juventusi regjistroi një rikthim tronditës falë hat-trickut nga Cristiano Ronaldo, transmeton portali arbresh.info.
“Ne humbëm shumë gjëra”, ka thënë Sauli pas ndeshjes.
“Ne nuk ishim në gjendje për të kërcënuar portierin e Juventusit. Ajo që ndodhi me ne sonte nuk mund të ndodhë kur jeni 2 me 0 në avantazh”
“Juventusi luajti më mirë se ne, prandaj ne duhet të vazhdojmë përpara dhe të përballemi me atë që vjen në rrugën tonë”
“Në fund e merituam këtë. Ata ishin më të mirë se ne. Nuk ka se çfarë të thuhet tjetër, ata ishin më të mirë se ne në të gjitha aspektet e lojës dhe ne nuk dinim si të reagonim”
“Ne nuk ishim aq të mençur siç duhej të ishim kur sulmuam hapësirat që ata kishin lënë. Ne nuk i shkaktuam atyre ndonjë problem”, përfundoi Sauli./arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...