Zinedine Zidane do të fitoj një shumë vjetore prej 12 milionë eurove në Real Madrid, tarifë e cila është gjysma e asaj që fiton trajneri i Atleticos – Diego Simeone.
El Confidencial ka zbuluar detaje rreth rikthimit të francezit te kampioni evropian, me të cilin ka nënshkruar një kontratë deri më 2022, transmeton portali arbresh.info.
Raporti pretendon se marrëveshje e mëparshme 46-vjeçarit i siguronte atij rreth 7.5 milionë euro për sezon , përfshirë bonuset që ishin të varura nga suksesi në fushë.
Simeone është trajneri më i paguar në botë, ndërsa Jose Mourinho – i cili është përfolur shumë për rikthim në Madrid, ishte paguar 20 milionë euro në vit nga Manchester United.
Raporti shton se trajneri i “Spursve” Mauricio Pochettino fiton 10 milionë euro, Jurgen Klopp 8.5 milionë dhe Max Allegri 8 milionë./arbresh.info/
Sonte luhet finalja e Kupës së Kosovës në basketboll
Osmani, me ftesë të Presidentit Trump, merr pjesë në Takimin...
Kurti mirëpriti Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbe...
Haxhiu: Pa 30 nënshkrimet e kandidatëve për president nuk mu...
Krasniqi: M’u mohua e drejta për liri si një njeri në fazën ...
Haxhiu priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Ame...