Blauise Matuidi ka kërkuar nga Juventusi të luaj gjithmonë me mënyrën se si kanë luajtur kundër Atletico Madridit, ndërkohë që ka lavdëruar sulmuesin Cristiano Ronaldon.
Cristiano Ronaldo shënoi hat-trick gjatë rikthimit të Juves nga disavantazhi prej 2 me 0 duke e eliminuar skuadrën e Atleticos nga xhiroja e 1/8-ës në UEFA Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
“Ishte një performancë e jashtëzakonshme nga të gjithë një natë vërtetë e veçantë”, ka thënë Matuidi për Sky Sports Italia.
“Ne jemi të lumtur që jemi kualifikuar në çerekfinale, por ne duhet të vazhdojmë kështu dhe të luajmë edhe më mirë. Vetëm tri javë më parë të gjithë menduan se ne jemi jashtë, prandaj të vazhdojmë me ngadalësi para se të flasim për finale”
“Mendoj se ne duhet të kemi gjithmonë nevojë për të luajtur me mënyrën se si bëmë sot. Jam shumë i lumtur këtu, kemi shumë lojtarë kualitativ, një skuadër të fortë dhe Cristiano Ronaldon, i cili është më i miri në botë”
“Ai bëri dallimin në Real Madrid sezonin e kaluar dhe këtë herë ai është me ne, prandaj kjo është arsyeja pse ne besojmë edhe më shumë”, përfundoi Matuidi./arbresh.info/
Kurti uron Pashkët Ortodokse: Besim e mirësi në çdo shtëpi
Shpërndanin lëndë narkotike tek adoleshentët, arrestohet 17-...
Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar
Vjedhje në një shtëpi në Ferizaj, hajnat marrin para dhe sto...
Gazetarë nga Kosova e Shqipëria letër BE-së dhe SHBA-së për ...
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100...