Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka folur për komisionin hetimor të Kuvendit të Kosovës për rastin e arrestimit dhe dëbimit të shtetasve turq nga Kosova.
Duke kritikuar dy kolegët, Xhelal Sveqla dhe Driton Selmanaj, Musliu ka thënë se interesi i tyre ka qenë për të bërë zhurmë, e jo punë.
Gjatë një bisede në T7, Musliu ka arsyetuar edhe mungesën e presidentit Hashim Thaç, kur është ftuar të raportojë në komision.
Ajo ka thënë se drejtuesit e komisionit e kanë thirrur dy herë, në kohën kur ai ishte në vizitë jashtë shtetit.
Për më tepër, Musliu ka thënë se i vjen keq që ka qenë pjesë e një komisioni, të cilin ajo e ka quajtur të dështuar.
Pos tjerash, deputetja Musliu ka folur edhe për taksën ndaj Serbisë, duke thënë që ata që kanë marrë vendimin kanë të drejtë ta shfuqizojnë atë.
“Taska është vendosur në Qeveri dhe unë mendoj se vendimi duhet të shfuqizohet aty ku është marrë, që në këtë rast është kabineti qeveritar”, ka thënë Musliu.
Kryediplomati Konjufca arrin në Hagë
Erdogan uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë
Tërmeti dridh Bosnjën, ja ku ishte epiqendra
Osmani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gj...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...