Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë për vendimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.
Ministri i Financave, Bedri Hamza ka folur rreth shfrytëzimit të rezervave shtetërore.
Ai është shprehur se nuk do të mbrojë asnjëherë mënyrën e shfrytëzimit të parasë publike jashtë rregullave dhe procedurave, por se këto rezerva janë shfrytëzuar sipas ligjit.
“Kur flasim për shpenzimin e rezervave, me vete i kam të dhënat historike dhe jo vetëm në qeverinë PDK – LDK, por kam shkuar edhe më tutje, dhe nëse e shohim ndër vite, ka qenë mesatarja aty rreth 8 milion”.
“Edhe në vitin 2013, edhe në 2014, edhe 2016, ka pasur një rënie në vitin 2017 dhe 2018”.
“Nëse analizojmë strukturën është e njëjtë si në vitet e mëparshme. Nuk dallon as struktura, as vlera”.
“U përmend shfrytëzimi i parasë publike. Kemi përmirësim në të gjithë indikatorët makroekonomikë. Nëse i referohemi të dhënave, atëherë fillimisht po flasim për rritjen ekonomike. Nuk është rritja ekonomike më e madhe 4.1 ose 4.2 për qind, por kjo ka ndodhur”.
“Kemi rritje të të hyrave në buxhetin e Kosovës dhe kemi përmirësim të ekzekutimit të shpenzimeve kapitale. Taksat u kthehen taksapaguesve, në fund të vitit të kaluar kjo shumë ka qenë 530 milionë euro investime kapitale”.
Ai gjithashtu është shprehur se nuk është përkeqësuar bilanci bankar, sipas tij ka ndodhur e kundërta, bilanci bankar është përmirësuar.
“Hapeni derën se dua të dal, lujta” tensionohet ...
Nesër shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 28 d...
Muriqi shpallet lojtari i muajit në La Liga
Elezi: Sot përmbyllet rinumërimi, rezultatet përfundimtare s...
Ushtarë të FSK-së i bashkohen ushtrimit fushor “KFOR 36”
Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut