Besim Aliu, koordinator edhe parashikues i motit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës tha për arbresh.info se erërat të forta do të ketë gjatë gjithë ditës ku mesatarja do të arrijë deri në 18 km/h, dhe erërat më të forta do të jenë në Komunën e Istogut.
“Era nuk është konstant në krejt Kosovën. Po zakonisht erërat më të forta janë në Komunën e Istogut,” është shprehur Aliu.
Ai ju bënë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes pranë objekteve të larta.
“Rekomandimet e Institutit janë që zakonisht ndërtesat e larta t’i largojnë objektet nga ballkonet e tyre, sepse në këtë rast rrezikon qytetarët,” deklaron Aliu.
Ai paralajmëron se erëra do të ketë gjatë gjithë ditës, reshje shiu dhe bore.
“Erërat do të fillojnë zakonisht prej veriperëndimit me shpejtësi deri te juglindja. Mirëpo mesatarja është 18m/s.”/arbresh.info/
Hoxhaj: Shtatë shtete të BE-së vendosën veto kundër heqjes s...
Guardiola ka një këshillë për Xabi Alonson
Sigal Prishtina rikthehet tek fitoret në ENBL – triumf...
Vdes aksidentalisht një ushtar britanik në Ukrainë
Bayern kthehet tek fitorja në Ligën e Kampionëve, mposht Spo...
Krasniqi u bën thirrje shqiptarëve për pjesëmarrje në protes...