Kandidati i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për president të Eurokomisionit, Manfred Veber ka deklaruar se nëse zgjidhet do të pezullojë bisedimet me Turqinë për anëtarësim në BE.
“Si kandidat për president të KE-së dua të jem konkret dhe i kuptueshëm për njerëzit. Prandaj premtoj se nëse zgjidhem president i Komisionit do të ndërpres bisedimet qasëse me Ankaranë, pasi konsideroj se Turqia nuk mund të jetë anëtare e BE-së”, ka deklaruar ai për “Veçerin” slloven.
Veber poashtu ka ftuar në dalje masive në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian.
“Nuk guxon të ndodhë pas zgjedhjeve të zgjohemi me Parlamentin Evropian ku shumica e zgjedhur e deputetëve do të jenë në listën e populistëve dhe ekstremistëve të cilët refuzojnë bashkëpunim dhe kompromise, ndërsa ajo është reale dhe gjithçka do të përfundojë në Evropën nacionaliste dhe egoiste”, ka thënë Veber.
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk ...
I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im ...