Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Katarit për Kosovën, Ali bin Hamad Al Marri.
Presidenti Thaçi fillimisht e ka uruar ambasadorin për detyrën e re dhe i ka ofruar mbështetje të plotë në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Në këtë takim është diskutuar për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar, ku shumë shpejt pritet të ketë edhe jetësim të projekteve konkrete në këtë fushë.
“Katari e ka mbështetur Republikën e Kosovës në procesin e njohjeve dhe të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Për këtë do u jemi gjithmonë mirënjohës”, ka thënë presidenti Thaçi.
Nga ana tjetër, ambasadori Ali bin Hamad Al Marri ka thënë se Katari do të jetë gjithmonë përkrah Kosovës.
Presidenti Thaçi ka thënë se shumë shpejt Kosova do ta hapë ambasadën e saj në Doha dhe kjo do të mundësojë thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja