Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadoren e Finlandës në Kosovë Pia Stjernvall.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se me ambasadoren finlandeze përveç që ka biseduar për proceset aktuale ka shqyrtuar edhe projektet potenciale që janë me interes për Kosovën dhe Finlandën.
“Me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, biseduam për proceset aktuale që po kalon vendi ynë. Në funksion të thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve, shqyrtuam projektet potenciale që do të ishin në interesin tonë të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj në Facebook duke mos përmendur saktësisht se për çfarë temash kanë biseduar.
Dje, ambasadorja Stjervall, ka thënë se s’po i pëlqen ideja e Qeverisë së Kosovës, që në krye është Ramush Haradinaj, vendosja e taksës ndaj produkteve të Serbisë e BeH, madje ka kërkuar që të hiqet.
Ambasadorja e Finlandës: Taksa të hiqet, për liberalizimin e vizave ka ende punë
E kur ka folur për liberalizimin e vizave, ka thënë se ka ende shumë punë.
Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar
Vjedhje në një shtëpi në Ferizaj, hajnat marrin para dhe sto...
Gazetarë nga Kosova e Shqipëria letër BE-së dhe SHBA-së për ...
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100...
OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut
Raportohet për të paktën 3,375 iranianë të vrarë gjatë luftë...