Rreth 60 nxënës brenda një gjimnazi në Malishevë nuk janë kthyer në bankat e shkollës në gjysmëvjetorin e dytë.
Por ata nuk janë të vetmit që vendosën ta braktisin shkollën. Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit e Kosovës, sivjet në gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor 2018-2019 te të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, 996 nxënës kanë ndërprerë shkollimin.
Por, ky s’është viti i vetëm që shkollat u braktisën nga nxënësit, të cilët zgjodhën të mos e përfundojnë shkollën fillore apo atë të mesme.
Shifra të larta ka edhe në periudhën 2017/2018.
Sipas të dhënave të ministrisë, nga viti në vit, numri i fëmijëve që ndërpresin shkollimin është në rënie, raporton T7.
Janë meshkujt ata që dominojnë në braktisjen e shkollimit.
MASHT në kuadër të këtij fenomeni, nuk i përfshin fëmijët që largohen nëpër shtete të tjera, pasi që konsiderojnë që ata vazhdojnë shkollimin.
Sociologu, Ferdi Kamberi tregon arsyet pse ky numër i braktisjeve vazhdon të qëndrojë i lartë.
Sipas tij duhet veprim konkret nga Ministria e Arsimit e edhe në nivel lokal.
Sipas të dhënave, braktisjen më të madhe e ka Peja, pastaj Gjakova, Fushë Kosova e Prizreni.
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit