Objekti i Viva Fresh Store, në Gjakovë është kapluar nga flaka e tymi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15 e 45, ndërkaq një zjarrfikës është lënduar.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Lirie Beqiraj, ka thënë se të gjitha njësitet kompetente kanë arritur me kohë në vendin e ngjarjes.
“Me datë 10.03.2019 në ora 15:45 stacioni policor në Gjakovë ka marr informacion se objekti i qendrës tregtare ,, Viva Fresh Store” që gjendet në qendër të qytetit të Gjakovës ishte përfshirë nga zjarri.
Të gjitha njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes.
Janë evakuuar të gjithë personat që ishin brenda objektit.
Policia ka kërkuar ndihmë edhe nga komunat tjera.
Dëmet janë të konsiderueshme ndërsa të lënduar nuk ka përveç një zjarrfikësi.
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...