Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura të përqendruara në pjesën veriperëndimore të vendit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë reshje shiu në veriperëndim, fillimisht me intensitet të dobët, e pasdite reshjet fitojnë intensitet deri mesatar.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 9 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 16 deri në 25 gradë celsius.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10 m/sek e përgjatë vijës bregdetare deri 20 m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 me lartësi vale 1.2-1.5 metra./ATSh
Arrestohet punëtori teknik i një shkolle në Ferizaj, dyshohe...
Ra nga ballkoni, vdes 20-vjeçarja shqiptare në Itali
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...