Mund të themi qartë se Real Madridi nuk ka pasur javët e tyre më të mira pas dy disfatave ndaj Barcelonës dhe një kundër Ajaxit duke rritur presionin ndaj trajnerit Santiago Solari.
Rezultatet bënë që ata të eliminohen në Kupë të Mbretit dhe Ligë të Kampionëve si dhe të humbin shpresat për La Liga, transmeton portali arbresh.info.
Mesfushori Luka Modric nuk e ka shijuar këtë kohë aspak dhe e ka quajtur madje “javën më të vështirë të karrierës” së tij.
Në një postim në Twitter, reprezentuesi kroat vuajti rezultatet, por vazhdon të jetë ende pozitiv në lidhje me të ardhmen.
“Java më e vështirë e karrierës time”, ka shkruar Modric. “Suksesi nuk është për të mos u rrëzuar asnjëherë, por për tu ngritur çdo herë që rrëzoheni. #Hala Madrid”
Gjithçka nisi të mërkurën e kaluar kur Barcelona i mposhti 3 me 0 në takimin kthyes në kuadër të gjysmëfinales në Kupë të Mbretit para se të pësojnë edhe në El Clasicon tjetër të shtunën duke u eliminuar më pas edhe nga Liga e Kampionëve nga Ajaxi./arbresh.info/
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...