Nënshkrimi i marrëveshjeve të fundit mbi energjinë, telekomunikacionin, lëvizjen e lirë dhe bashkësinë e komunave serbe në Kosovë, ishte i vështirë për Serbinë, tha dje në Washington, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Vuçiq u takua me Sekretarin e Shtetit John Kerry, i cili përshëndeti arritjet në dialogun Kosovë-Serbi, duke kërkuar angazhim më të madh nga të dyja palët.
Gjatë një diskutimi në Institutin Brookings, Vuçiq tha se Serbia dhe Kosova muajin e kaluar arritën marrëveshje mbi katër fusha të vështira.
Ndërsa gjatë një diskutimi në Institutin Brookings në Washington, tha se dëshiron të ketë një bashkëpunim ekonomik më të madh mes vendeve të rajonit, përfshirë bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.
“Serbia do të punojë për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë-Durrës, në anën serbe të kufirit, dhe autostradën që do të lidhte Nishin me Preshevën. Këto janë projekte të rëndësishme që ne duhet t’i përfundojmë”, ka thënë ai.
Ndërsa, Sekretari i Shtetit, John Kerry, tha: “Ne përshëndesim tranzicionin që është duke ndodhur në bazë të marrëveshjes së vitit 2013 me Evropën, sa i përket Kosovës dhe Serbisë. Ka ende punë në këtë drejtim, siç e di edhe vetë kryeministri (serb), por unë mendoj se ai dhe të tjerët po merren me këtë sfidë dhe kjo është e rëndësishme”.
Pas takimit me nënpresidentin amerikan Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë, shërbimi serb i Zërit të Amerikës e pyeti kryeministrin serb për hetimet rreth vrasjes së tre shtetasve amerikan me origjinë nga Kosova, vëllezërve Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi. Vuçiç tha se nuk ka justifikim ose arsyetim dhe se Serbia do të përmbush detyrimet e saj në lidhje me këtë çështje – sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Për lidhjet e Serbisë me Rusinë dhe ndikimin e tyre në përpjekjet e Serbisë për anëtarësim në BE, Vuçiq tha se Serbia ka marrëdhënie tradicionalisht të mira me Rusinë, por ajo do të jetë një partnere besnike e BE-së. /VoA/
Hellems, MVP i javës së 18-të
Berisha: E gjithë Europa dhe bota po e pret protestën tonë
Kraske thotë se duhet të hetohet Lajçak, i cili është pro-se...
Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Iz...
Dy aksidentet e rënda në Turqi, Haradinaj: Jemi pranë popull...
Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të m...