Ka ndodhur një aksident i rëndë në qendër të Gjilanit.
Dëshmitarët thonë se shkaktar i aksidentit ka qenë një kamion i cili nuk kishte arritur të frenonte, me ç’rast edhe kishte goditur tri vetura e një traktor.
“Një kamion u ardhë prej soliterit, në drejtim të rrethit me shpejtësi edhe pa frenu është aksidentuar me tre vetura edhe nji traktor,” ka thënë një dëshmitar në vendin e ngjarjes për arbresh.info.
LEXO EDHE: Aksident i rëndë në Gjilan mes disa automjeteve, ka të lënduar
Kurse policia e këtij rajoni e kontaktuar nga portali arbresh.info, ka thënë se janë shumë të lënduar në këtë aksident zinxhiror, por se për viktima nuk dihet ende.
“Mund të konfirmoj që ka ndodhur një aksident i rëndë në qendër të Gjilanit. Shkaktar i këtij aksidenti dyshohet të jetë një kamion transportues i cili ka shkaktuar aksident zinxhiror në disa vetura . Kemi persona të lënduar ndërsa viktima ende nuk e dimë a ka”, Ismet tha Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit./Arbresh.info/
Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të P...
Vranësira, shi e borë – parashikimi i motit për fundjavë
KESCO thotë se iu rritën shpenzimet, qytetarët kundërshtojnë...
Kurti aludon se më pak mjekë po ikin nga Kosova- Thotë se sf...
Shkencëtarët zbulojnë në hapësirë një molekulë që jep sinjal...
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia