Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.
I arrestuari është 46-vjeçari, Marjan Doli, banues në Drojë të Mamurrasit.
Ndalimi i tij u bë në orët e para të mëngjesit, pas informacionit që blutë kishin marrë në rrugë operative se ky shtetas gjendej i fshehur në malin e Lesterit.
Ngjarja për të cilën akuzohet Doli ka ndodhur me 3 dhjetor të 2013.
46-vjeçari në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë të cilët janë arrestuar më parë, kanë plagosur me armë zjarri shtetasin L.G, për motive pronësie.
Ndaj Marjan Dolit, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë në mungesë “Arrest me burg” për veprën penale ” Vrasje të mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...