Ole Gunnar Solskjaeri thotë se Sir Alex Ferguson ishte shumë krenar pas fitores tronditëse të Manchester United në Ligë të Kampionëve ndaj Paris Saint Germainit mbrëmjen e së mërkurës.
Trajneri legjendar qëndroi në bankina gjatë ndeshjes ku dy golat nga Romelu Lukaku dhe goli në minutat shtesë nga Marcus Rashford përmes penaltisë dërguan “Djajtë e Kuq” në çerekfinale falë golave si mysafirë, transmeton portali arbresh.info.
Pas gjithë kësaj, Sir Alexi shkoi në zhveshtore duke uruar skuadrën derisa emri i tij po thirrej nga të gjithë lojtarët.
I pyetur se çfarë ka thënë Ferguson: Solskjaeri u përgjigj:
“Sigurisht se ishte i lumtur dhe krenar gjithashtu. Kjo është mënyra se si ne i bëjmë gjërat në Manchester United”
“Ishte një natë tipike e Manchester United. Ne kishim një plan të ndeshjes dhe besonim në djelmoshat në atë që ne shpresonim. Të gjithë ndajnë një krenari të madhe”
“Lojtarët janë vërtetë të mrekullueshëm. Ata janë të fokusuar, ata kanë dëgjuar të gjitha instruksionet si në stërvitje dhe në fushë dhe e kanë ditur se ne duhej të mbrohemi mirë. Aty kishte shumë kualitet”, shtoi ai./arbresh.info/
Gjykimi për krime lufte ndaj Grujica Veljoviq mbahet në mung...
“Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas...
Tahiri: Sot shpëtoi demokracia në Kosovë, AAK-ja do të rikth...
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nëns...
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...