Të ruash një marrëdhënie dashurie është mjaft e vështirë për shkak të shumë elementëve që kanë të bëjnë si me tipologjinë e partnerëve ashtu edhe me faktorë të jashtëm.
Sipas ekspertit Gary Chapman ka 5 mënyra se si njerëzit të kuptojnë dashurinë dhe e trasmetojnë atë.
1-Shprehje inkurajuese
Është mirë që në në lidhje të përdoren sa më shumë fjalë inkurajuese dhe vlerësuese për partnerin.
Komplimentet dhe shprehjet motivuese ndikojnë shumë në një marrëdhënie.
2-Koha cilësore
Me shumë rëndësi padyshim është edhe koha e kaluar në mënyrë cilësore me partnerin. Mund të qëndroni duke folur për gjërat që ju shqetësojnë, në vend që të shikoni televizor.
3-Dhuratat
Të këmbeni dhurata me njëri-tjetrin, jo doemos të shtrenja, por që tregojë përkushtimin dhe afeksionin që keni për t’u kujdesur për njëri-tjetrin.
4-Ndihma
Do ishte mirë që në çastin kur partneri është në vështirësi, ta ndihmonit duke dalë ndoshta nga rutina e punëve apo gjërave që bëni.
5-Kontakti fizik
Nuk ka të bëjë vetëm me seksin, por kontakti fizik ka të bëjë me shtrëngimin e duarve me njëri-tjetrin, një përqafim apo një puthje./Opinion/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...