Tre perona kanë përfunduar sot në pranga të Drejtorisë së Hetimeve të Krimit të Organizuar të Policisë së Kosovës.
Arrestimi i tyre ka ardhur pas hetimeve të kryera disamujore, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, që në vazhdimësi merrej me vepra penale ‘fajde’, ‘detyrim’, ‘kanosje’ dhe ‘krim i organizuar’, ka ndërmarrë operacionin policor të koduar JAGUAR.
Policia e Kosovës njofton se operacioni policor është kryer në katër lokacione të Prishtinës, me ç’ rast është bërë arrestimi i tre personave dhe janë kontrolluar objektet përcjellëse të tyre. Personat e arrestuar për këtë rast janë: N. H. 42 vjeçar, E. H. 68 vjeçar, si dhe N. Q. 47 vjeçar .
Të dyshuarit, sipas policisë në bashkëpunim, kanë kryer veprat e lartcekura me qëllim të përfitimit material të kundërligjshëm. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale para të gatshme 1800 euro,4 armë të gjata (dy AK-47 dhe dy armë gjuetie), armë e shkurtër (GLOK 9×19), 55 fishekë kalibër të ndryshëm, tri vetura, një palë pranga, një thikë, tre telefona celularë, një laptop, si dhe dokumente të ndryshme që vlejnë si prova për procedurë.
Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme.
Qeveria në detyrë voton pro zbatimit të vendimeve të CEFTA-s
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e ...
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit ...
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in